Lidhje

Vritet një amerikan që luftonte përkrah militantëve në Siri


Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar vdekjen e një amerikani i cili besohet se ka luftuar përkrah militantëve në Siri.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Caitlin Hayden tha në një deklaratë të martën se zyrtarët ishin në dijeni të pranisë se Douglas McCain-it në Siri.

Zyrtarët amerikanë besojnë se dhjetra amerikanë po luftojnë përkrah militantëve në Siri dhe Irak.

Zonja Hayden tha se qeveria po vazhdon përpjekjet për të "parandaluar udhëtimin e individëve jashtë vendit për të marrë pjesë në xhihadin e dhunshëm".

Xhaxhai i 33 vjeçarit McCain i tha kanalit televiziv CNN se para disa viteve Douglas McCain ishte konvertuar nga i krishterë në mysliman.

XS
SM
MD
LG