Lidhje

Erdogan bën betimin si president i Turqisë


Në Turqi, Recep Tayyp Erdogan bëri sot betimin si presidenti i parë i vendit që zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë. Ky post do t'i sigurojë atij udhëheqjen e vendit edhe për pesë vjet të tjera.

Zoti Erdogan pritej të emëronte Ministrin e Jashtëm Ahmet Davutoglu, një aleat i tij, si pasardhës së tij për të formuar kabinetin e ri. Duke bërë betimin në parlament, presidenti Erdogan tha se do të ndjekë parimet e republikës laike.

Pas një përshëndetjeje me 101 të shtëna, zoti Erdogan shkoi në mauzoleun e themeluesit të vendit, Kemal Ataturk për të vënë një kurorë. Ligjvënësit nga partia kryesore opozitare, dolën nga salla e parlamentit para se të mbërrinte zoti Erdogan, si shenjë proteste, pasi ata thonë se ai ka shkelur kushtetutën e vendit.

XS
SM
MD
LG