Lidhje

Obama: Jo sulme ajrore në Siri për momentin


Presidenti Barack Obama tha se nuk ka plane të afërta për sulme ajrore kundër ekstremistëve islamikë në Siri, ndërsa kryengritësit nxorrën një video të re që duket se tregon një ekzekutim tjetër brutal me prerje koke.

Duke folur dje me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se po vazhdon të punojë për një plan të detajuar për t’i bërë ballë grupit Shteti Islamik. Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë goditjet ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Iral, që ai tha se kanë shkaktuar shumë dëme për ekstremistët.

Por ai tha se spekullimet e kohëve të fundit në media lidhur me mundësinë e zgjerimit të këtij operacioni në Siri, janë hamendësime.

XS
SM
MD
LG