Lidhje

Zoran Zaev, fajtor për shpifje ndaj Gruevskit


Gjykata themelore e Shkupit shpalli fajtor kryetarin e Lidhjes Social Demokrate të opozitës Zoran Zaev për shpifje kundër kryeministrit Nikolla Gruevski. Zoti Zaev e akuzonte kryeministrin Gruevski se kishte marrë ryshfet një milion e gjysmë Euro nga blerësi i një banke maqedonase dhe si dëshmi bëri publik një regjistrim audio ku, sipas tij, dëgjohej ndër të tjera edhe zëri i Kryeministrit Gruevski. Drejtuesi i opozitës maqedonase duhet t’i paguajë kryeministrit maqedonas një shumë prej pesëdhjetë mijë Eurosh, që kryeministri e kishte kërkuar si dëmshpërblim me arsyetimin se kishte pësuar stres nga shpifja. Ekipi i zotit Zaev e quajti vendimin të motivuar politikisht dhe akuzoi gjykatën se nuk kishte lejuar paraqitjen e dëshmitarit kyç në këtë proces.

XS
SM
MD
LG