Lidhje

Sulm i talebanëve në Afganistan


Zyrtarët afganë thonë se një sulm i talebanëve ndaj një kompleksi qeveritar ka lënë të vrarë të paktën 12 vetë dhe ka plagosur 80 të tjerë.

Policia tha se autorët e sulmit aktivizuan dy kamionë-bombë sot në mëngjes para zyrave të agjencisë afgane të zbulimit në provincën Gazni, duke shkaktuar dëme të shumta në njerëz. Ndër të vrarët ishin tetë policë.

Zyrtarët thanë se shpërthimet u pasuan nga një betejë me armë zjarri me forcat afgane të sigurisë, të cilat vranë 19 nga sulmuesit.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG