Lidhje

Poroshenko urdhëron forcat të ndalin operacionet


Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko urdhëroi forcat e tij të armatosura të ndalin operacionet ushtarake kundër separatistëve pro-rusë në lindje të vendit.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij elektronike zoti Poroshenko tha se urdhëroi ndërprerjen e zjarrit duke filluar nga ora 6 pasdite sipas kohës lokale.

Njoftimi vjen pasi përfaqësues të Ukrainës, separatistëve, Rusisë dhe OSBE-së, që u takuan sot në Minsk të Bjellorusisë nënshkruan prokotollin e armëpushimit.

Agjencia e lajmeve të Ukrainës Interfax citoi burime pranë bisedimeve të kenë thënë se armëpushimi përmban 14 pika që mbulojnë të gjitha aspektet e kontrollit, shkëmbimit të të burgosurve dhe çështje të tjera.

Marrëveshja e armëpushimit erdhi ndërkohë që u njoftua për luftime të ashpra në lindje të Ukrainës. Dëshmitarët thane sot se dëgjuan shpërthime dhe të shtëna armësh në qytetin strategjik të Mariupolit ku luftimet vazhdojnë që nga dita e djeshme. Ka patur gjithashtu luftime të ashpra përreth aeroportit të Donetskut.

XS
SM
MD
LG