Lidhje

Rusia fajëson Ukrainën për MH17


Ministri i mbrojtjes i Rusisë thotë se Ukraina mban "përgjegjësi të plotë" për rrëzimin e avionit të kompanisë Malaysia Airlines sepse incidenti ka ndodhur në hapësirën ajrore ukrainase.

Ministri Sergei Shoigu bëri komentet gjatë një takimi sot në Moskë me ministrin e Mbrojtjes të Malajzisë Hishamudin Husein.

Qeveritë perëndimore e kanë akuzuar Rusinë se i furnizuan separatistët pro-rusë me një bateri raketash tokë-ajër që çoi në rrëzimin e aeroplanit në Ukrainën lindore. Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ka lidhje me tragjedinë.

Të 298 njerëzit në bord humbën jetën nga rrëzimi i avionit më 17 korrik.

Një raport paraprak i publikuar dje thotë se aeroplani u shkatërrua në ajër mbi Ukrainën lindore pasi u godit nga "objekte të shumta me energji të lartë".

XS
SM
MD
LG