Lidhje

Putin, Rusia do t’u përgjigjet kërcënimeve të sigurisë


Presidenti Vladimir Putin tha sot se Rusia do t’u përgjigjet kërcënimeve të reja ndaj sigurisë së saj dhe fajësoi Perëndimin për krizën në Ukrainë, për të cilën tha se po shfrytëzohet për të “ringjallur” NATO-n.

Në komentet në Moskë gjatë një mbledhjeje të qeverisë mbi programet e armëve, zoti Putin bëri thirrje për një analizë të besueshme dhe të plotë të kërcënimeve ushtarake dhe tha se për secilën për tyre do të gjendej një “përgjigje e përshtatshme dhe e mjaftueshme”.

Ai përmendi në veçanti sistemet amerikane të mbrojtjes nga raketat në Evropë dhe Alaskë dhe atë që e cilësoi si “përforcim i pranisë së NATO-s në Evropën Lindore”.

NATO-ja njoftoi kohët e fundit krijimin e një force të reagimit të shpejtë, që Presidenti Obama e cilësoi si sinjal ndaj Rusisë për të shmangur akte agresiove në të ardhmen, të ngjashme me konfliktin në Ukrainën lindore, ku forcat qeveritare kanë zhvilluar në luftime me separatistët pro-rusë.

XS
SM
MD
LG