Lidhje

Ruso-amerikanët dhe konflikti në Ukrainë


Ndërkohë që anketat e opinionit publik në Rusi tregojnë një mbështetje të madhe për politikat e presidentit Vladimir Putin dhe veprimet në Ukrainën lindore, qindra mijëra emigrantë rusë që jetojnë në Nju Jork duket se janë të ndarë mbi zhvillimet e fundit.

Lev Borschevskiy, një gazetar veteran dhe pjestar aktiv i Koalicionit të Komunitetit Ruso-Amerikan me qendër në Nju Jork, i quan të pamoralshme politikat e presidentit Vladimir Putin për Ukrainën. Por ai e pranon se ka mospajtime emocionale për këtë brenda komunitetit të tij. Ai ishte shokuar kur kishte vërejtur një grindje në një shtëpi pleqsh ruso-amerikanë.

“Njëra palë luftonte kundra tjetërës. Njëri prej tyre ishte pro rus dhe të tjerët njerëz ishin pro Ukrainës. Ishte një grindje reale.”

Ai thotë se shumë ruso-amerikanë që mbështesin presidnetin Putin janë të moshave të treta dhe nuk flasin anglisht dhe se informohen përmes valëve satelitore nga media ruse e kontrolluar nga shteti.

“Ata përdorin teknologji të sofistikuar dhe jam dëshmitar se si njerëzit po manipulohen.”

Alec Brook-Krasny , që përfaqëson zonën Brighton Beach në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, emigroi nga Moska në vitin 1989. Ai e dënon atë që e quan mungesë të debatit demokratik në shoqërinë ruse. Megjithatë, ai thotë se opinionet mes zgjedhësve të tij duket se janë shumë të ndryshme, nga një gjeneratë tek tjetra.

“Nëse flasim për ata që janë shkolluar këtu, ata janë pjesë e asaj shoqërie ku mund të debatosh dhe të kesh opinion ndryshe, ata janë amerikanizuar.”

Ai thotë se të moshuarit në Brighton Beach thonë se një udhëheqës i fortë është ai që shtyp opozitën.

“Nuk do të thoja se jam pro apo kundër Putinit. Ai nuk është monark. Rusia është në rrugën drejt demokracisë moderne. Sot ka demokraci. Nuk do të flisja rreth Putinit por qëndrimit të qeverisë ruse.” thotë Olga Zatsepin, presidente e Qendrës së Trashgimisë Kulturore Ruso Amerikane.

Sipas saj, aneksimi i Krimesë nga Rusia pas referndumit të shumicës rusisht folëse në Krime ishte krejt i ligjshëm.

“Krimea ka qënë tokë Ruse për shekuj. Kjo dihet. Është e rendësishme që populli i Krimesë shpreh dëshirën për të qënë me Rusinë.”

Ajo thotë se nuk ka prova lidhur me pohimet amerikane dhe të NATO-s se trupat ruse kaluan kufirin dhe u futën në Krime para mbajtjes së referendumit apo se disa batalione ruse janë stacionuar në lindje të Ukrainës tani.

Të premten, Shtetet e Bashkuara dhe NATO vunë sanksione më të rrepta ndaj Rusisë lidhur me rolin e saj në Ukrainë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG