Lidhje

Kostoja e rindërtimit të Afganistanit


Inspektori i Përgjithëshëm Special i Uashingtonit për Rindërtimin e Afganistanit tha se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 104 miliard dollarë për rindërtimin e Afganistanit, shuma më e madhe që Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar në rindërtimin e ndonjë vendi në histori.

Por John Sopko tha se pavarësisht investimit masiv, korrupsioni dhe tregtia e narkotikëve po lulëzojnë dhe se Afganistani nuk është në gjendje që të paguajë dhe zhvillojë projektet e filluara nga Shtetet e Bashkuara.

Përfundimisht, tha zoti Sopko gjatë një takimi në Universitetin Georgetown të premten, duket se kemi krijuar një qeveri që afganët nuk e përballojnë dot. Shtetet e Bashkuara dhe donatorët ndërkombëtar financojnë më shumë se 60 përqind të buxhetit kombëtar të Afganistanit.

XS
SM
MD
LG