Lidhje

Skocia është vetëm pesë ditë larg referendumit të saj për pavarësinë, me një sondazh të ri që tregon një rënie të mbështetjes për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Sondazhi i publikuar sot treguan një mbështetje prej 54 për qind për të qëndruar në Britaninë e Madhe, ndërsa 46 për qind kanë në plan të votojnë për pavarësi më 18 shtator . Këto shifra nuk përfshijnë 9 për qind të skocezëve të anketuar të cilët ishin të pavendosur.

Megjithatë, ky lajm vjen si një nxitje për fushatës pro-bashkimit Better Together.

Sondazhi tregon se 40 për qind e votuesve besojnë se ata dhe familjet e tyre do të jetë më keq financiarisht në një Skoci të pavarur, në krahasim me 27 për qind që besojnë se do jenë më mirë si pjesë e një kombi të lirë.

Mbështetësit e pavarësisë thonë se ata janë duke u sunduar nga një qeveri konservatore britanike se që skocezët me mendim liberal nuk e mbështesin. Kundërshtarët thonë se një Skoci e pavarur do të jetë ekonomikisht e dobët dhe më pak e sigurt sesa nën Britaninë e Madhe.

XS
SM
MD
LG