Lidhje

Parlamenti ukrainas miraton ligjin për autonomi


Parlamenti i Ukrainës miratoi një ligj që u jep autonomi më të madhe rajoneve separatiste në lindje të vendit, si dhe amnisti për shumicën e atyre të përfshirë në luftimet e fundit kundër forcave qeveritare.

Ligjet e reja, propozuar nga presidenti Petro Poroshenko, synojnë të përfundojnë konfliktin pesë mujor që ka ndarë vendin.

Deputetët ukrainas ratifikuan gjithashtu një marrëveshje që zgjeron lidhjet ekonomike dhe politike me Bashkimin Evropian.

Kundërshtimi i të njëjtës marrëveshje me BE-në nga presidenti i mëparshëm Viktor Yanukovych nëntorin e kaluar nxiti protesta që çuan në rrëzimin e tij dhe marrjen nga Rusia të gadishullit të Krimesë dhe mbështetjen e rebelëve në lindje.

Zoti Poroshenko nënshkoi marrëveshjen por ra dakort të vonojë zbatimin e saj deri në fund të vitit tjetër.

Vendimi është një koncesion ndaj Rusisë, që kërcënoi hakmarrje tregëtare që do të kishte ndihmuar ekonominë e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG