Lidhje

Ashraf Ghani, emërohet presidenti i ri afgan


Komisioni i Pavarur Zgjedhor i Afganistanit ka emëruar ish ministrin e financave Ashraf Ghani si presidentin e ri të vendit, por nuk ka publikuar ende shifrat përfundimtare. Rivalët Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah nënshkruan një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit me qëllim formimin e një qeverie të Unitetit Kombëtar.

Në pallatin presidencial në Kabul, dy kandidatët shtrënguan duart dhe u përqafuan pas nënshkrimit të marrvëshjes politike të shumëpritur.

Presidenti në largim Hamid Karzai mbajti një fjalë të shkurtër dhe uroi zotin Ghani dhe zotin Abdullah për arritjen e marrëveshjes.

“Kombi afgan priste me padurim për këtë ditë. Sot mund të keni vënë re se tregjet e Kabulit ishin mbushur me njerëz të cilët prisnin me shpresë. Ju bekoftë Zoti me suksese dhe begati, që të jeni në shërbim të popullit afgan ditë dhe natë në përmbushje të detyrës tuaj, dhe në sigurimin e një jetese të gëzuar dhe të qëndrueshme në vendin tonë.”

Komisionin i Pavarur i Zgjedhjeve pritet të shpallë rezultatin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të 14 qershorit, të cilat pritet të nxjerrin fitimtar zotin Ghani.

“Njerëzit ishin të shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve dhe nëse do kishin një kandidat që do të merrte përgjegjësitë. Jam shumë i lumtur që sot e arritën marrëveshjen.”

Sipas marrëveshjes, kandidati humbës do të ketë autoritetin të drejtojë ose të caktojë drejtuesin e një zyre të re ekzekutive që do të bashkëpunojë me presidentin për të qeverisur vendin.

Detajet e sakta të marrëveshjes ende pritet të bëhen publike. Zëdhënësi i Karzait Aimal Faizi tha se zoti Ghani pritet të bëjë betimin si president brenda një jave.

Shtetet e Bashkuara dhe OKB-ja përgëzuan sot të dy kandidatët.

XS
SM
MD
LG