Lidhje

Trafiku njerëzor në kufirin jugor amerikan


Nogales në shtetin Arizona njihet si “qyteti i tuneleve” që përdoren nga trafikantët për të kaluar narkotikët në Shtetet e Bashkuara. Roja kufitare amerikane dhe autoritetet lokale po përdorin teknologji të reja dhe po e shtojnë praninë në atë zone për të ndihmuar në zbulimin dhe shkatërrimin e tuneleve para se ato të bëhen edhe më të komplikuara.

Shumë prej migrantëve që nisen drejt Arizonës përpiqen të shmangin rojet e kufirit, në ndryshim nga kufiri i Teksasit, ku shumica e emigrantëve pa dokumente nga Amerika Qendrore synojnë të kapen nga policia që të fillojnë procesin e azilit.

Kjo ndodh pjesërisht si rezultat i trafikut të madh njerëzor në atë zonë, ku kontrabandistët i përdorin emigrantët që të transportojnë armë dhe drogë përgjatë kufirit dhe nëpër tunele.

Roja amerikane e Kufirit e lejoi Zërin e Amerikës që të filmonte tunelin e shkarkimit të ujërave prej afro 2 kilometrash nga Meksika në Arizona. Tuneli u ndërtua që të mënjanonte përmbytjet në territorin amerikan, pasi qyteti fqinj me të njejtin emër Nogales në anën tjetër të kufirit gjendet më lart. Kevin Hecht është ekspert për tunelet.

“Kur shtohet presioni i ujit, porta hapet që të lejojë kalimin e ujit dhe pastaj ulet për të bllokuar hyrjen e njerëzve. Po ashtu kemi vënë porta në të dy anët për të mos lejuar njerëzit që të manipulojnë me këtë infrastrukturë, kamerat dhe ndriçimin.”

Infrastruktuara e mëparshme e shkarkimit të ujrave ka krijuar mundësitë që trafikantët e drogës të gërmojnë dhe ndërtojnë tunele ilegale në kufi.

Kryetari bashkisë në Nagales Arturo Garino vlerëson përpjekjet e rojës së kufirit dhe policisë për ndalimin e ndërtimit të shumë tuneleve dhe përdorimit të tyre. Ai beson se ndërtimi i tuneleve do të vazhdojë për sa kohë që vazhdon nxitja.

“Do të ishte mirë të kishim tunele për sistem të nëndheshëm metroje. Tunelet do të egzistojnë për aq kohë sa dikush në Shtetet e Bashkuara ka nevojë për drogë. Tunelet përdoren për këtë gjë dhe jo për njerëzit pa dokumente.”

Zëdhënësi i rojës kufitare për sektorin Tucson, Pete Bidegain thotë se agjentët kanë një prani të madhe përgjatë zonës kufitare prej 48 kilometrash si rezultat i aktiviteteve kontrabandë. Ata mbështeten tek bashkëpunimi me zyrtarët meksikanë për të mbajtur të sigurtë kufirin.

XS
SM
MD
LG