Lidhje

Japonia, sanksione shtesë ndaj Rusisë


Japonia njoftoi vendosjen e sanksioneve shtesë kundër Rusisë lidhur me rolin e saj në situatën në Ukrainë dhe i bëri thirrje Moskës të gjejë një zgjidhje paqësore për krizën.

Sekretari i parë i kabinetit japonez Yoshihide Suga tha se sanksionet e reja do të shtojnë kufizimet ndaj eksportit të armëve në Rusi si dhe nuk do të lejojnë disa banka ruse të nxjerrin letra me vlerë në Japoni.

Japonia ka miratuar dy raunde sanksionesh, por kufizimet e reja janë në nivelin e masave që kanë marrë Shtetet e Bashkuara dhe BE.

Ministria e Jashtme ruse shprehu zhgënjim për masat japoneze, duke thënë se ky ishte një akt i pa-arsyeshëm dhe jomiqësor.

XS
SM
MD
LG