Lidhje

Korrupsioni në Kinë


Një ish-zyrtar i lartë kinez ka pohuar se ka marrë rryshfete me vlerë miliona dollarë. Liu Tienan ka punuar më parë si drejtor i Komisionit për Zhvillim dhe Reforma Kombëtare, i cili drejton politikat ekonomike të vendit.

Ai është zyrtari i fundit kinez që akuzohet në një proces shumë të bujshëm, që synon të luftojë korrupsionin në Partinë Komuniste.

Prokurorët thonë se zoti Liu mori afro 6 milionë dollarë rryshfet, disa në formë kesh dhe të tjerat si dhurata, ndër të cilat një makinë Porsche dhe një vilë në Pekin.

Prokurorët kanë kërkuar një dënim të butë, por vetë i pandehuri është thuajse i bindur se do të shpallet fajtor, pasi gjykatat në Kinë kontrollohen nga Partia Komuniste dhe kurrë nuk shpallin vendime në favor të të akuzuarve në procese të tilla.

XS
SM
MD
LG