Lidhje

Kosova ende larg zgjidhjes së ngërçit


Në Kosovë, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe lëvizja Vetëvendosje thanë se vendi ka një shumicë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e tetë qershorit, prandaj nuk ka asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ata përsëritën qëndrimin se nuk do të pranojnë asnjë ofertë për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike e cila doli e para në zgjedhje dhe pretendon edhe formimin e institucioneve të reja. Parlamenti pritet të mblidhet më dy tetor për të zgjedhur udhëheqjen e tij, që është kusht për tejkalimin e ngërçit politik, por gjykuar nga qëndrimet aktuale, mundësitë janë të pakta. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Besim Abazi.

XS
SM
MD
LG