Lidhje

Parlamenti miraton komisionin për KLD


Parlamenti miratoi sot me 76 vota ngritjen e njё komisioni tё posaçёm hetimor, i cili do tё shqyrtojё kёrkesёn e njё grupi deputetёsh pёr tё shkarkuar nga Kёshilli i Lartё i Drejtёsisё nёnkryetarin Elvis Çefa dhe anёtarin Lulzim Lelçaj.

Dy anëtarët e KLD-së, Çefa dhe Lelçaj akuzohen për shkeljen e ligjeve nё tё paktёn 10 raste gjatё ushtrimit tё detyrёs. Dy zyrtarët u paraqitёn dy ditё mё parё nё komisionin parlamentar tё ligjeve dhe i hodhёn poshtё akuzat për shkeljen e ligjeve.

Ata deklaruan se kanё vepruar me korrektesё dhe se janё tё hapur tё hetohen pёr çdo çёshtje qё lidhet me detyrёn. Njёkohёsisht me kёrkesёn pёr shkarkimin e tyre, shumica socialiste ka miratuar njё ndryshim ligjor, sipas tё cilit KLD zgjedh si nёnkryetar njё prej anёtarёve tё rinj, qё do tё hyjnё nё radhёt e tij të propozuar nga parlamenti.

Kёtё ligj Presidenti i Republikёs Nishani e ktheu pёr rishikim nё parlament dhe e paditi nё Gjykatёn Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e tij. Kushtetuta, sipas presidentit, shprehet se KLD zgjedh nёnkryetar njёrin prej anёtarёve tё vet. Por ligji i ri pёrcakton njё rrugё tjetёr, duke ngushtuar zgjedhjen vetёm tek dy anёtarёt qё propozon parlamenti. Gjykata Kushtetuese ende nuk ёshtё shprehur për kërkesën e presidentit. Partia Demokratike e akuzon shumicën se me këto veprime po përpiqet të kontrollojë KLD-në.

XS
SM
MD
LG