Lidhje

Rripi i Gazës nën qeverisjen e grupeve Fatah dhe Hamas


Grupimet rivale palestineze Fatah dhe Hamas kanë rënë dakord që qeveria e tyre e unitetit të marrë nën kontroll Rripin e Gazës.

Zyrtarë nga të dyja palët thonë se marrëveshja u arrit në bisedimet e Kajros. Hollësitë nuk janë bërë ende të ditura, por sipas njoftimeve pritet një deklaratë zyrtare së shpejti.

Hamasi, i cili qeveris Gazën, në diskutime me Fatahun, ranë dakord të ngrenë një qeveri uniteti pasi bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez ngecën më herët këtë vit.

XS
SM
MD
LG