Lidhje

Vazhdon ofensiva kundër ISIS


Ministri sirian i informacionit tha se rezoluta e fundit e Kombeve të Bashkuara që kriminalizon luftëtarët e huaj është një “fitore politike” për Sirinë.

Uashingtoni ka këmbëngulur se fushata ajrore kundër Shtetit Islamik që filloi javën e kaluar nuk do të sillte përfitime për regjimin sirian, që ka tre vjet në luftë civile.

Por ministri Omran al-Zoubi u tha sot gazetarëve në Damask se rezoluta e Këshillit të Sigurimit që ndalon udhëtimin për të luftuar me ekstremistët fetarë është pozitive për vendin e tij.

Ofensiva ajrore e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik vazhdoi sot me goditjen e rafinerive në afërsi të kufirit të Sirisë me Turqinë.

Një nga grupet drejtuese të militantëve në Siri, Fronti al-Nusra premtoi se do të hakmerret për sulmin e së shtunës kundër vendeve që morrën pjesë në të (ku përfshihen pesë vende arabe).

XS
SM
MD
LG