Lidhje

Lavrov fajëson SHBA për ngërçin


Ministri i jashtëm rus tha se marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit duhet të kenë një fillim të ri – duke iu referuar përpjekjeve të presidentit amerikan Barak Obama për të përmirësuar lidhjet me Rusinë në ditët e para të administratës së tij.

Në një intervistë televizive sot, Sergei Lavrov fajësoi Shtetet e Bshkuara për ngërçin në marrëdhëniet mes të dy vendeve.

Zoti Lavrov tha se Rusia kërkon të normalizojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara por shtoi se nuk ishte Rusia ajo që i dëmtoi ato.

Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian kanë akuzuar Moskën se ka mbështetur separatistët pro-rus në lindje të Ukrainës dhe kanë vendosur sanksione financiare që janë forcuar në mënyrë të përsëritur që kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë.

Dje zoti Lavrov, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së tha se Uashingtoni ka deklaruar hapur të drejtën e njëanshme për përdorimin e forcës dhe po përpiqet sipas fjalëve të tij, “të vendosë për të gjithë kush është e mira dhe e keqja”.

Lavrov citoi bombardimin e objektivave serbe nga Natoja në vitin 1999 në Kosovë, pushtimin e Irakut në vititn 2001 dhe ndëryrjen në Libi si shembuj të asaj që ai e quajti “politikë arrogante të Perëndimit.

Ai e cilësoi gjithashtu aneksimin e gadishullit të Krimesë nga Rusia në prill si një zgjedhje të bërë nga popullata rusisht-folëse atje.

Menjëherë pas fjalimit të zotit Lavrov, ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier e quajti aneksimin një krim – një karakterizim që ndahet edhe nga Uashingtoni dhe 28 vendet e Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG