Lidhje

Netanyahu: Irani më i rrezikshëm se Shteti Islamik


Kryeministri izraelit Benjamin Natanyahu po akuzon Iranin për përpjekje për të "tërhequr" botën në një marrëveshje që do t’i jepte fund sanksioneve dhe do të lejonte Teheranin të ndërtojë një bombë bërthamore.

Zoti Netanyahu tha në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të hënën se Irani është në një mision për përhapjen e një revolucioni islamik në mbarë botën. Ai tha se një Iran me armë bërthamore do të ishte më i rrezikshëm se grupi Shteti Islamik.

Ai paralajmëroi se militantët islamikë besojnë në një "besim kryesor" ashtu sikur nazistët përdorën racën për të ardhur në fuqi në vitin 1930.

Kryeministri tha se të gjithë militantët myslimanë - duke përfshirë Shtetin Islamik, Hamasin, Al-Kaidën, dhe Boko Haramin, ndajnë të njëjtin idealizëm fanatik dhe se Irani mund të jetë baza e tyre e fuqishme.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki tha se Shtetet e Bashkuara nuk pajtohen me karakterizimin e të gjithë islamistëve nga zoti Netanyahu
Zëdhënësja Psaki tha se ndërsa Hamasi dhe Shteti Islamik janë grupe terroriste, ato paraqesin kërcënime të ndryshme dhe se askush nuk sugjeron përdorimin e forcës amerikane kundër Hamasit.

XS
SM
MD
LG