Lidhje

Kandidatët për KM të BSH


Në Shqipëri, 151 kandidatë janë ofruar për të konkurruar si anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Kjo u bë e ditur sot nga kryeministri Edi Rama
Qeveria kishte hapur një garë për vendet në Këshill ku ftonte shqiptarët që punonin në institucione të huaja financiare. Përmes postimit të tij në Twitter, zoti Rama saktësoi se të 151 kandidaturat janë nga shqiptarë jashtë atdheut, ndërsa njoftoi se thirrja e interesit konsiderohet tanimë e mbyllur.
Në Këshillin Mbikqyrës të Bankës janë katër vende vakante, dy të mbetura bosh prej disa muajsh, një i krijuar pas dorëheqjes së anëtarit Ardian Civici dhe një tjetër pas shkarkimit të guvernatorit Ardian Fullani, i cili u arrestua në fillim të muajit shtator pas skandalit të vjedhjes së afër 7 milion dollarëve. Aktualisht zoti Fullani eshte në arrest shtëpiak.
Nga të katër vendet vakante për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës, dy i takojnë parlamentit që t’i propozojë, një qeverisë dhe një tjetër vetë Këshillit. Mbetet e paqartë nëse kandidaturat që i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë do të shërbejnë vetëm për një vend që i takon asaj, apo do të përdoren nga shumica edhe për dy vendet që i takojnë parlamentit.
Nga ana e tij edhe presidenti Bujar Nishani ka bërë thirrje për paraqitjen pranë institucionit të tij të kandidatëve për guvernator të Bankës së Shqipërisë

Trego komentet

XS
SM
MD
LG