Lidhje

Abuzime në Ksamil


Policia ndaloi dy zyrtarë të lartë vendorë në Komunën bregdetare të Ksamlit, një nga zonat turistike më të zhvilluara në Jug të Shqipërisë. Kryetari i Komunës së Ksamilit Besnik Abedini dhe shefi i Urbanistikës Fatos Malaj, akuzohen për shpërdorim detyre.

Të dy zyrtarët hetohen lidhur me 15 leje ndërtimore që dyshohet se janë dhënë në kundërshtim me ligjin ne territorine kesaj komune.

Sipas policisë hetimet janë kryer nga sektori i krimit ekonomik dhe lejet ndërtimore janë dhënë dhe zhvilluart në periudhën 2012-2014. Pas kryetarit të Bashkisë së Vlorës, që po gjykohet lidhur me aktet ligjore per dy leje ndërtimi në qytetin e Vlorës ,Kryetari i Komunës së Ksamilit është zyrtari tjetër më i lartë nën hetime lidhur me ndertimet ne zonat turistike.

XS
SM
MD
LG