Lidhje

Britania:Veprime të vendosura në luftën kundër Ebolës


Sekretari i Jashtëm britanik Philip Hammond ka bërë thirrje për “veprime të vendosura” në luftën kundër Ebolës që deri tani ka shkaktuar vdekjen e mbi 3000 vetëve në Afrikën perëndimore.

Ai tha sot në një konferencë në Londër se këto masa do të ndihmojnë për të shpëtuar jetët e mijëra vetëve dhe për të parandaluar përhapjen jashtë kontrolli të epidemisë.

Britania dhe Sierra Leone e organizuan aktivitetin e sotëm për të hedhur dritë mbi përmasat e epidemisë dhe për të nxitur angazhim ndërkombëtar para një konference të donatorëve që është planifikuar të zhvillohet pas disa ditësh.

XS
SM
MD
LG