Lidhje

Qyteti sirian Kobani rrezikohet të masakrohet nga ekstremistët


Shefi i forcave mbrojtëse për qytetin e rrethuar Kobani në veri të Sirisë thotë se një masakër e madhe i kanoset qytetit nga ekstremistët e Shtetit Islamik, nëse nuk ka ndërhyrje ndërkombëtare.

Në një intervistë për Shërbimin Kurd të Zërit të Amerikës, komandanti tha se trupat kurde që mbrojnë zonën ndjehen të braktisura nga forcat e koalicionit, pavarësisht nga goditjet ajrore të ditëve të fundit.

Ekstremistë të Shtetit Islamik po i afrohen qytetit të Kobanit në kufi me Turqinë ndërkohë që ligjvënësit në Ankara përgatiten të votojnë për të autorizuar apo jo operacione ushtarake kundër ISIS.

Departamenti i Shtetit njoftoi sot se Gjenerali John Allen, i dërguari amerikan pranë koalicionit kundër Shtetit Islamik, kishte mbërritur në Irak për t’u takuar me zyrtarë qeveritarë lidhur me betejën kundër ISIS.

Gjenerali Allen do të shkojë në Belgjikë, Jordani, Egjipt dhe Turqi, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë përpjekjet për gjeneruar mbështetje për fushatën ajrore në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG