Lidhje

Zbehen protestat në Hong Kong


Protestuesit në Hong Kong hoqën disa barrikada të rëndësishme dhe filluan të largohen nga një nga qendrat kryesore të protestave para një afati kohor të vendosur nga qeveria për të pastruar rrugët.

Demonstruesit pro-demokracisë hoqën sot disa nga barrierat që bllokonin qasjen në ndërtesat qeveritare dhe u larguan nga zona. Por protestuesit duken të ndarë dhe disa premtuan të vazhdojnë të qëndrojnë.

Pamja ishte e qetë në orët e para të së hënës dhe studentët premtuan të mos tërhiqen nga një tjetër qendër proteste në qendër të distriktit financiar ku dhjetra mijëra vetë janë mbledhur për më shumë se një javë.

Udhëheqësit e studentëve protestues thanë se kanë zhvilluar bisedime me zyrtarë qeveritarë për mundësinë e diskutimeve zyrtare me sekretarin e Hong Kongut Charrie Lam, i cili u emërua javën e kaluar nga Shefi Ekzekuiv Leung Chun-Ying për të filluar dialogun me studentët.

XS
SM
MD
LG