Lidhje

Zgjedhjet në balotazh në Brazil


Presidentja e Brazilit Dilma Rousseff doli e para në zgjedhjet presidenciale të së djelës por ajo nuk arriti të fitojë shumicën absolute të nevojshme për të mënjanuar balotazhin.

Me gati të gjitha votat të numëruara zonja Rousseff ka pak më shumë se 40 përqind të votave, ndërsa social demokrati pro-biznesit Aecio Neves mori gati 34 përqind. Balotazhi do të zhvillohet më 26 tetor.

Presidentja Rousseff kishte mbështetjen e klasës punëtore braziliane, falë programeve bujare sociale të nisura gjatë dy mandateve të paraardhësit të saj popullor, Luiz Inacio Lula da Silva.

Ish ministrja e ambjentit Marina Silva, e cila në fund të gushtit mbante vendin e parë në anketat e opinionit nuk arriti ta kthente këtë admirim në vota.

Votimi është i detyrueshëm në Brazil mes moshës 18 dhe 70 vjeçare.

XS
SM
MD
LG