Lidhje

Gjirokastër: Të rinjtë e Lazaratit incident me policinë


Lazarat

Lazarat

Protesta e një grupi të rinjsh është shoqëruar në Lazarat të Gjirokastrës me një incident me policinë.

Të rinjtë e mbledhur në qendër të fshatit, kanë qëlluar me gurë trupën policore, që prej disa javësh qëndron e përqëndruar në këtë fshat të njohur më parë për kultivimin e mariuanës. Tre policë janë lënduar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore, thanë burime të spitalit civil. Edhe një gazetare e televizionit " News 24" , korrespondentja e Gjirokastërs, Eri Muço , u godit nga një gur dhe u lëndua në krah, thanë burimet. Gjendja e personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën, kanë pohuar burimet spitalore. Policia nuk i është kundërpërgjigjur sulmit të të rinjve, por është tërhequr, thanë dëshmitarët. Burimet policore kanë pohuar se disa nga të rinjtë që kanë qëlluar me gurë policinë i kanë pasur fytyrat të mbuluara per t'i shpetuar identifikimit.

XS
SM
MD
LG