Lidhje

Vdes liberiani i infektuari me Ebola në SHBA


Ebola

Ebola

Pacienti i parë i diagnostikuar me Ebola në Shtetet e Bashkuara, vdiq në një spital të Dallasit në Teksas.

Spitali njoftoi se Eric Duncan vdiq të mërkurën në orën në mëngjes, 10 ditë pasi u shtrua në spital. Duncan, kishte shkuar në Dallas nga vendi i tij Liberia, qendra e shpërthimit të Ebolës në Afrikën Perendimore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se gati 3 mijë e 900 njerëz kanë vdekur nga sëmundja, përfshi më shumë se 2.200 në Liberi. Ajo tha se numri i përgjithshëm i rasteve është tani në mbi 8.000

Presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf i tha agjencisë Reuters se ka shenja se rastet e Ebolës “po ulet” në vendin e saj. Por një deklaratë e OBSH-së thotë se nuk ka prova se epidemia në Afrikën Perendimore është vënë nën kontroll. Agjencia e OKB-së tha se rënia e rasteve të raportuara në Liberi reflekton mbingarkesën e punonjësve të shëndetësisë.

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Shtetet e Bashkuara do të shtojnë kontrollet për Ebolën në aeroporte ku hyjnë një numër i madh pasagjerësh nga Afrika Perendimore.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se masat do të vendosen në pesë aeroporte: JFK në Nju Jork, O’Hare në Cikago, Dulles në Uashington DC, Hartsfield-Jackson në Atlanta dhe Newark në Nju Xhersi.

XS
SM
MD
LG