Lidhje

Twitter padit Departamentin amerikan të Drejtësisë dhe FBI


Platforma ndërkombëtare e mikroblogut, Twitter, ngriti padi kundër Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe FBI-së lidhur me të drejtën për të dhënë më shumë informacione rreth mbikëqyrjes nga qeveria të disa përdoruesve të Twitterit.

Sipas rregullave të tanishme, Twitteri nuk mund të zbulojë informacione të caktuara në lidhje me kërkesat që i vijnë nga qeveria për të dhënat e përdoruesve, kur këto të dhëna lidhen me sigurinë kombëtare.

Twitteri argumenton se kufizime të tilla shkelin të drejtën e fjalës së lirë, siç është përcaktuar në Amendamentin e Parë të Kushtetutës amerikane.

Firma tha se ngriti padi në përpjekje për ta detyruar qeverinë të jetë më transparente lidhur me kërkesat për të dhënat personale të përdoruesve.

XS
SM
MD
LG