Lidhje

Turqia do të vendosë për rolin kundër Shtetit Islamik


Sekretari i Shtetit John Kerry tha sot se strategjia e koalicionit kundër Shtetit Islamik po “evoluon”, me vendime mbi rolin e Turqisë dhe vendeve të tjera që ndryshojnë “me orë, ose ditë”.

Forcat kurde vazhdimisht kanë kërkuar një ndërhyrje më të madhe ndërkombëtare, që kur militantët anti-radikalë filluan një offensivë në qytetin Kobani në kufirin sirian, tre javë më parë.

Turqia fqinjë ende pritet të veprojë. Por zoti Kerry tha se ndërsa beteja për Kobanin, e njohur gjithashtu si Ayn al-Arab, është “e tmerrshme… duhet menduar mirë dhe të kuptohet objektivi strategjik”.

Gjashtë sulme ajrore të koalicionit i ndihmuan të mërkurën luftëtarët kurdë t’i sprapsin militantët e Shtetit Islamik në Kobani. Kryeministri i rajonit i tha shërbimit kurd të Zërit të Amerikës se sulmet ajrore të dy ditëve të fundit të koalicionit kanë sjellë rezultate positive.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG