Lidhje

Bie defiçiti në Shtetet e Bashkuara


U.S. Deficit, 2012 - 2023
U.S. Deficit, 2012 - 2023

Deficiti kronik i buxhetit qeveritar në Shtetet e Bashkuara ka arritur nivelin më të ulët në 6 vjet, ndërsa ekonomia amerikane vazhdon të rritet dhe po ndihmon në fuqizimin e të ardhurave qeveritare.

Zyra e buxhetit në Kongres tha se deficiti i vitit fiskal që përfundoi më 30 shtator, ishte 486 miliardë dollarë, një shifër kjo 195 miliardë dollarë më pak se një vit më parë.

Në vitet 2009 deri në 2012 deficiti vjetor u rrit së tepërmi, në 1 trilion dollarë, ndërsa vendi përjetoi krizën më të rëndë ekonomike që nga Depresioni i Madh i viteve 1930 dhe rimëkëmbja mori kohë.

Por tani, me rënien në 5.9 për qind të ritmit të papunësisë, një numër më i madh njerëzish janë duke punuar dhe duke paguar taksa mbi të ardhurat; kjo ka përmirësuar edhe situatën e buxhetit qeveritar.

XS
SM
MD
LG