Lidhje

Jemen: Dhjetëra të vrarë nga sulmi vetëvrasës


Një autor sulmi vetëvrasës me bombë ka vrarë të paktën 42 persona në kryeqytetin e Jemenit. Sulmi duket se ka patur si objektiv rebelët shiitë

Houthi.

Shpërthimi ndodhi sot, në sheshin Tahrir, në qendër të kryeqytetit Sanaa-s kontrollin e të cilit e kanë forcat rebele që nga muaji i kaluar. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Në Yemenin jugor, një tjetër sulm vetëvrasës vrau 20 ushtarë.

Forcat Houthi kanë organizuar protesta për disa javë, me thirrjet për një qeveri të re. Ata zhvilluan protesta të reja sot, në të cilat hodhën poshtë emërimin nga Presidenti Abed Rabbo Mansour Hadi të Ahmed Awad bin Mubarakut si kryeministër të ri të vendit. Por bin Mubarak nuk e ka pranuar emërimin e tij.

XS
SM
MD
LG