Lidhje

Situata në Lazarat


Forca të shumta policore po mbajnë nën kontroll fshatin Lazarat të Gjirokastërs ku dje u shënuan tensione mes banorëve dhe policisë. Tre policë dhe një gazetare u lënduan dhe dy automjete u dëmtuan mesditën e djeshme nga të rinj që sulmuan me gurë një trupë policore.

Policia tha sot se ka arrestuar nëntë nga rreth 20 personat që u shoqëruan dje dhe gjatë natës në komisariatin e Gjirokastrës. Ndërkohë priten vendimet e gjykatës për masat e sigurisë ndaj tyre.

Banorët thonë se prania e tepruar e policisë dhe kontrollet nëpër shtëpitë e banorëeve kanë krijuar frikë dhe tensione .

Siaps banorëve prej qershorit të këtij viti, kur policia mori kontrollin në fshatin e njohur për kultivmin e mariuanës, jeta e përditshme ende nuk është normalizuar. Vëzhguesit e pavarur thonë se tensionet më së shumti prodhohen prej shkatërrimit të një modeli ekonomik kriminal dhe mosmbështetjes nga autoritete për gjetjen e rrugëve të reja të jetesës.

Lazarati është një fshat me mbi 5000 banorë të cilët masivish ishin përfshirë viteve të fundit me kultivmin e mariuanës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG