Lidhje

Serbët duan pavarësi nga shteti i Bosnjës


Presidenti i Republikës serbe të Bosnjes, Milorad Dodik, edhe sot theksoi dëshirën e serbëve për pavarësi nga shteti i Bosnjes, vetëm disa ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.

Dodik i bëri këto komente pas një minting politik, ku morën pjesë mijëra përkrahës të tij në kryeqytetin e Banja Luka të Republikës serbe të Bosnjes. Ai theksoi lidhjet e ngushta të serbëve të republikës me Rusinë, që serbët shohin si aleate, edhe pse siç thonë ata, ndjekin rrugën drejt Evropës, Partia e Socialdemokratëve të Pavarur e zotit Dodik, ka shanse thuajse të njëjta me Partinë Demokatike të ish udhëheqësit serb të Bosnjes,Radovan Karadziç, i akuzuar për krime lufte.

XS
SM
MD
LG