Lidhje

Byroja Kombëtare e hetimit, opozita ankimon


Ristani: Procesi ka nisur me shkelje ligjore

Ristani: Procesi ka nisur me shkelje ligjore

Në Shqipëri opozita ankimoi sot në Gjykatën Kushtetuese ngritjen e Byrosë Kombëtare të hetimit, një strukturë e parashikuar në ligjin për policinë e Shtetit.

Byroja e hetimit ka si qëllim të hetojë veprat penale në fushën e korrupsionit, dhe ideja për ngritjen e saj është hedhur nga e majta prej shumë kohësh. Zyrtarisht ajo u konkretizua, pasi u përfshi në ligjin për Policinë e Shtetit i cili u miratua në fund të muajit korrik. Sipas deputetit demokrat Arben Ristani i cili dorëzoi sot në Gjykatën kushtetuese kërkesën për shpalljen të paligjshme të Byrosë, bëhet fjalë për një strukturë "e cila merr shërbimet ekskluzive të Prokurorisë së Shtetit", si organi i vetëm që ka të drejtën për të zhvilluar hetime dhe ndjekje penale. Me të njejtin arsyetim në muajin gusht edhe presidenti Bujar Nishani e ktheu mbrapsht ligjin për policinë e shtetit, i cili u miratua sërish më pas, pa ndryshime, nga parlamenti. Sipas zotit Ristani ngritja e Byrosë së Hetimit "është një goditje e rëndë, në zemër të sistemit demokratik, sepse shkel parimet kryesore kushtetuese të Republikës së Shqipërisë që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, dhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve", theksoi deputeti Ristani.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG