Lidhje

Ligji i lustracionit në Ukrainë


Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko nënshkroi të enjten një legjislacion që Kievi thotë se mund të bëjë që qindra e mijëra nëpunës civilë të humbasin vendet e punës, nëse gjendet se kanë patur lidhje me qeveritë e kaluara sovjetike apo pro-ruse.

I ashtuquajturi "ligji i lustracionit" synon të heq çdo nëpunës civil i cili ka mbajtur një pozicion federal apo rajonal në qeveri për më shumë se një vit nën ish presidentin pro-rus Viktor Janukoviç.

Një legjislacion tjetër i planifikuar për miratim javën e ardhshme do të detyrojë zyrtarët e gjyqësorit dhe të zbatimit të ligjit të deklarojnë pasuritë e tyre financiare dhe pronat e tjera, si dhe ato të familjeve të tyre.

Ky legjislacion gjithashtu do të krijojë një njësi anti-korrupsion e cila do të hetojë rastet në të cilat mënyra e jetesës së zyrtarëve i tejkalon të ardhurat e deklaruara nga familjet tyre.

Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Ukraina ka krijuar një reputacion global për korrupsion në të pothuajse të gjitha nivelet e qeverisë dhe në jetën publike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG