Lidhje

Kanceri i mushkërive


Hulumtuesit mjekësorë kanë zbuluar se kanceri i mushkërive mund të mbetet i fjetur për më shumë se 20 vjet para se papritmas të kthehet në vdekjeprurës.

Ekspertët që kanë shkruar në revistën Science thonë se kjo ndihmon të shpjegohet përse sëmundja është aq e vështirë për t’u trajtuar.

Studiuesit thonë se ajo që ata e përshkruajnë si një defekt gjenetik mund të kalojë pa u vënë re për vite para se një tjetër difekt papritur të shkaktojë rritjen e shpejtë të kancerit.

Hulumtuesit thonë se pirja e duhanit është shkaku kryesor i defektit fillestare.

Ata thonë se studimi mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë se si evolon kanceri i mushkërive.

Kanceri i mushkërive është forma më vdekjeprurëse në botë e sëmundjes. Mjekët thonë se shkalla e mbijetesës është "tmerrësisht e ulët."

XS
SM
MD
LG