Lidhje

SHBA, paralajmërim për kërcënime nga ISIS


Departamenti i Shtetit ka përditësuar “paralajmërimin në mbarë botën” për amerikanët jashtë vendit, duke thënë se “ka shqetësime rreth kërcënimeve të vazhdueshme për sulme terroriste, demonstrate dhe veprime të tjera të dhunshme kundër qytetarëve dhe interesave amerikane”.

Departamenti tha të premten se autoritetet besojnë se “ka një mundësi në rritje për sulme hakmarrëve”ndaj fushatës ajrore të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik, vecanërisht në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Evropë dhe Azi. Deklarata e së premtes identifikon “interesat amerikane dhe të partnerëve perendimorë” si në rrezik.

Departamenti i Shtetit paralajmëron se ekstremistët mund të zgjedhin objektiva të tilla, si evenimente sportive, hotele, klube, restorante, qendra tregëtare dhe destinacione turistike ku ka numër të madh qytetarësh amerikanë, përfshi gjatë sezonit të festave.

Ai publikoi gjithashtu një kujtesë për sulme të mundshme terroriste në sistemet e transportit publik, si sistemet e metrove dhe avionët.

XS
SM
MD
LG