Lidhje

Kina përsërit akuzat ndaj SHBA


Partia Komuniste e Kinës po përsërit akuzat se Shtetet e Bashkuara orkestruan protestat pro-demokracisë që kanë paralizuar pjesë të Hong Kongut gjatë dy javëve të fundit.

Një editorial në faqen e parë të gazetës së kësaj partie, e Gazeta e Popullit, thuhej se zyrtarë të qeverisë amerikane, grupe jo-qeveritare dhe media po punojnë për të frymëzuar një revolucion në territorin gjysmë autonom kinez.

Në editorial thuhet se Shtetet e Bashkuara pretendojnë se po po mbrojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut, por në fakt “po mbrojnë interesat e veta strategjike”.

XS
SM
MD
LG