Lidhje

Shtohen masat kundër Ebolës


Vendet perendimore po shtojnë masat për mbrojtjen ndaj Ebolës.

Në Shtetet e Bashkuara, aeroporti kryesor i Nju Jorkut filloi i pari programin e monitorimit për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Aeroporti JFK filloi të masë temperaturat e pasagjerëve që mbërrijnë nga Liberia, Siera Leone dhe Guinea si pjesë e masave të reja. Udhëtarët përballen gjithashtu me pyetje për të përcaktuar nëse kanë patur kontakt me ndonjë person të infektuar.

Procedurat e reja do të zgjerohen në katër aeroporte të tjera gjatë kësaj jave: në Newark të Nju Xhersit, Dallas në Uashington, O’hare në Cikago dhe aeroportin ndërkombëtar të Atlantës.

Së bashku, pesë aeroportet janë pikat ku hyjnë 90 përqind e të gjithë udhëtarëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara nga tre vendet më të infektuara të Afrikës Perendimore.

Britania është duke vendosur gjithashtu masa të ngjashme në aeroporte dhe stacione treni.

Shefja e mjekësisë së Britanisë Sally Davies tha të shtunën se vendi duhet të presë disa raste me Ebola gjatë muajve në vazhdim. Autoritetet zhvilluan një stërvitje tetë orëshe në mbarë vendin të shtunën për të testuar gadishmërinë e Britanisë për të përballuar një shpërthim të sëmundjes.

XS
SM
MD
LG