Lidhje

Dorëheqja e Ministrit të Mbrojtjes ukrainas


Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka pranuar dorëheqjen e ministrit të mbrojtes në prag të bisedimeve të nivelit të lartë me Rusinë që synon vendosjen e paqes në pjesën lindore të vendit.

Zyra e presidentit tha të dielën se zoti Poroshenko do të emëronte të henën një ministër të ri mbrojtjeje për të zëvendësuar zotin Valery Heletey, i cili kishte marrë postin në muajin korrik.

Zoti Heletey shkaktoi kritika të shumta që nga humbja e rëndë në gusht e forcave ukrainase në Ilovasik, në lindje të qytetit kryesor Donetsk të kontrolluar nga rebelët. Ai është shefi i tretë i ushtrisë që është emëruar që nga rrëzimi nga pushteti në muajin shkurt i presidentit të mëparshëm të mbështetur nga Moska, Viktor Yanukovich. Ndryshimi i pushtetit erdhi si rezultat i prostestave të mëdha në vend në mbështetje të lidhjeve më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Që nga korriku, rezistenca e armatosur kundër qeverisë së Kievit dhe e mbështetur nga Rusia vetëm sa është shtuar në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG