Lidhje

Mbyllen qendrat e votimit në Bosnjë


Popullsia në Bosnje ka votuar në zgjedhjet kombëtare dhe lokale të dominuara nga droja ekonomike dhe tensionet politike, thuajse 20 vjet pas luftës civile.
Deri në mbylljen e qendrave të votimit, pak më shumë se gjysma e 3.3 milion boshnjakëve me të drejtë vote kishin marrë pjesë në votime. Rezultatet përfundimtare priten të dalin sot .

Me kryesues të paqartë apo politikanë të rinj, vota duket se do të ndahet mes shumë kandidatëve, duke rritur mundësinë për vonesa të gjata në formimin e qeverive në nivele të ndryshme.

Kjo vetëm sa do të përkeqësonte përspektivën ekonomike të atij vendi me një papunësi prej 44 përqindësh.

Boshnjakët patën rastin të votojnë për tre anëtarë të presidencës së përbashkët, një kroat, një mysliman dhe një serb dhe po ashtu për një parlament qendror.

Pas arritjes së një sistemi për ndarje pushteti të negociuar nga Shtetet e Bashkuara që i dha fund konfliktit 1992-95, Bosnja është ndarë në dy rajone autonome të lidhura me një qeveri të dobët qendrore. Pushteti është i ndarë përgjarë linjave etnike në një sistem tejet të decentralizuar dhe të kushtueshëm që shpesh paralizon vendimmarrjen.

XS
SM
MD
LG