Lidhje

Irak: Mbi 50 kurdë të vrarë


E diela shënoi më shumë dhunë në Irak me të paktën 50 pjestarë të forcave kurde të sigurisë të vrarë në tre sulme vetvrasëse me makina bombë dhe një shef policie të vrarë nga një bombë në rrugë në provincën e panënshtruar të Anbarit.

Makinat bombë shpërthyen në një kompleks të qeverisë irakiane në veri të Bakubës ndërsa veteranë ushtarak kurdë kishin dalë vullnetarë për të rihyrë në radhët e ushtrisë.

Autoritetet thanë se një sulmues shpërtheu jelekun në portën e kompleksit, ndërsa dy të tjerë hynë me makina bombë në kompleks pak minuta më vonë. Të paktën 60 veta janë plagosur në sulme.

Një anëtar i këshillit të atij rajoni i tha Zërit të Amerikës se shpërthimet ishin të mëdha dhe se kishin shkaktuar viktima deri 100 metra larg. Ai tha se shpërthimet kishin shkatërruar tre ndërtesa dhe vrarë njerëz brenda tyre.

Orë më pas, grupi militant Shteti Islamik mori përgjegjësi për sulmet, duke thënë se vetvrasësit kishin qënë xhihadistë jo irakianë.

Në Anbar, shefi i policisë u vra ndërsa udhëtonte pranë kryeqytetit provincial Ramadi në një zonë që gjoja ishte pastruar nga forcat irakiane të sigurisë një ditë më parë.

XS
SM
MD
LG