Lidhje

Ministria e Financave padit ish-ministrin Bode


Në Shqipëri ministria e Financave ka depozituar një kallëzim penal ndaj ish-ministrit Ridvan Bode dhe zëvendësit të tij në vitin 2009 Sherefedin Shehu.

Sipas burimeve, zoti Bode dhe Shehu akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë në tendera”. Bëhet fjalë për një kredi sindakale të marrë nga qeveria shqiptare në vitin 2009.

Sipas ministrisë së Financave, autoritetet e atëhershme dyshohet se kanë zgjedhur kredinë me kushte më pak të favorshme mes ofertave të paraqitura. Duke qenë se si zoti Bode ashtu dhe zoti Shehu janë anëtarë të parlamentit çështja ndaj tyre do të merret në shqyrtim nga Prokuroria e Përgjithshme

I kontaktuar nga Zeri i Amerikës ish-ministri Bode e cilësoi "tërësisht politik" këtë kallëzim dhe "një hakmarrje primitive të ministrit aktual Shkëlqim Cani", tha ai. Zoti Bode shpjegoi se kredia në fjalë, ishte marrë në fillimin e krizës ekonomike, me sugjerimin dhe të Fondit monetar Ndërkombëtar dhe se ajo e të gjithë termat financiare të parashikuara në të, janë miratuar dhe nga parlamenti.

XS
SM
MD
LG