Lidhje

Protestat e dhunshme në Hong Kong


Një protestues pro-demokracisë në Hong Kong ka dalë para medias për të treguar dhunën e ushtruar ndaj tij nga policia të mërkurën.

Duke treguar plagët në fytyrë dhe bark, Ken Tsang u tha gazetarëve se ai po kërkon këshillim ligjor lidhur me ato që ka perjetuar.

Incidenti ndodhi të mërkurën ndërsa policia përpiqej të largonte demostruesit që kishin bllokuar një nënkalim në një rrugë të rendësishme pranë zyrave qendrore qeveritare në Hong Kong.

Pamjet filmike nga televizioni lokal tregojnë gjashtë policë që tërheqin zvarrë një punonjës drejt një hyrje të errët të një ndërtese, ku e godasin me shqelma dhe grushte për katër minuta.

Shefi i sigurisë për rajonin, Lai Tung-kwok, u tha gazetarëve se policët e përfshirë në incident ishin çuar në detyra të tjera dhe se po zhvillohej një hetim.

XS
SM
MD
LG