Lidhje

Anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të zgjedhë sot pesë anëtarë të rinj të Këshillit të Sigurimit, secili prej tyre me nga një mandat dy-vjeçar.

Angola, Malajzia dhe Venezuela nuk kanë hasur kundërshtime në rajonet përkatëse dhe u nevojiten vetëm dy të tretat e votave të vendeve me të drejtë vote, për t’iu bashkuar Këshillit më 1 janar.

Për dy vendet e tjera në grupin e njohur si “Evropa Perëndimore dhe të të tjerë”, në garë janë Zelanda e Re, Spanja dhe Turqia.

Këshilli i Sigurimit mbikqyr çështje ndërkombëtare që lidhen me sigurinë dhe paqen në botë. Anëtarët e rinj do t’u bashkohen 5 vendeve të përhershme anëtare, (Kina, Franca, Rusia, Britania and Shtetet e Bashkuara), si dhe 5 vendeve jo të përhershme, si Çadi, Kili, Jordania, Lituania dhe Nigeria.

XS
SM
MD
LG