Lidhje

Një takim dy ditësh i udhëheqësve të mbi 50 vendeve nga Azia dhe Evropa u hap sot në Milano. Ndër temat e diskutimit po mbizotërojnë zhvillimet në Ukrainë.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit në takimin e 10-të të këtij grupi, do të diskutojnë edhe çështje ekonomike globale si dhe terrorizmin.

Pas mbërritjes në Itali, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Rusia duhet të sigurojë vendosjen e një armëpushimi mes forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me homologun ukrainas Petro Poroshenko dhe udhëheqës të tjerë evropianë nesër. Zoti Putin është në plan të zhvillojë takime kokë më kokë me Kancelaren Merkel lidhur me furnizimin e pandërprerë me gaz të Evropës. Rusia ndërpreu furnizimin e Ukrainës me gaz në qershor dhe ka kërcënuar se do të ketë ndërprerje të furnizimit të Evropës, ndërkohë që afron dimri.

XS
SM
MD
LG