Lidhje

Kobani nuk është devijim i objektivit amerikan


Gjeneral Lloyd Austin

Gjeneral Lloyd Austin

: Lufta e koalicionit kundër militantëve të Shtetit Islamik ishte reagim ndaj thirrjes për ndihmë nga forcat brenda Irakut. Por tani, shumica e goditjeve të koalicionit janë objektiva përreth qytetit Kobani në Siri, ku forcat kurde po luftojnë me deshpërtim për ta mbajtur larg duarve të Shtetit Islamik.

Gjenerali Lloyd Austin, shefi i forcave të Komandës Qendrore amerikane që po luftojnë Shtetin Islamik, thotë se sulmet ajrore të koalicionit përreth Kobanit nuk janë devijim nga synimet amerikane.

“Synimi është ta mundim dhe përfundimisht të shkatërrojmë ISIL dhe nëse ata na ofrojnë objektiva të rendësishëm, siç kanë qënë ata në zonën e Kobanit, atëherë është e qartë se ne do t’i godasim dhe e kemi bërë këtë mjaft mirë.”

Ai afirmoi se veprimet përreth qytetit sirian po ndërmerren për të ndikuar tek kushtet në Irak, për të cilin thotë se mbetet objektivi kryesor i koalicionit.

“Sa më shumë e dobësojmë Shtetin Islamik në Kobani, aq më pak na duhet ta luftojmë atë në pjesë të tjera të betejës.”

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes ka konfimuar për Zërin e Amerikës se ka patur një nivel kordinimi me forcat kurde në Siri, por ai nuk dha detaje.

Një zëdhënës për Ekipet Mbrojtëse të Popullit Kurd, i tha Zërit të Amerikës në fillim të javës se luftëtarët kurd kanë një lidhje direkte me koalicionin amerikan dhe po u ofron atyre kordinata për sulmet ajrore në Kobani.

Pentagoni thotë se sulmet ajrore kanë varë disa qindra luftëtarë të Shtetit Islamik në atë qytet.

Sulmet e fundit të koalicionit përfshijnë gjashtë goditje pranë Kobanit. Pentagoni thotë se njoftimet paraprake tregojnë për goditje të suksesshme të tre ndërtesave të Shtetit Islamik, shkatërrimit të dy pozicioneve dhe ndalimit të tre tjerave si dhe shkatërrimi i dy mjeteve të militantëve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG